Loading...

Ashtu siç premtoi pak ditë më parë, sportisti me origjinë iraniane, Ali Reza Khajaloo, ia doli që të fitojë titullin e MMA në peshat e rënda për kategorinë e kickboxing. Në kampionatin që u zhvillua në Durrës, ia doli që të triumfonte dhe të sillte në qytetin e Elbasanit medaljen e arit në kikboxing.
Ali Reza Khajaloo : Ne patëm një ndeshje internacionale “Gladiator 8”, ku në të morën pjesë rreth pesë shtete si: Shtetet e Bashkuara, Kosova, Maqedonia, Irani, Austria. Ishte një organizim shumë i mirë. Unë luajta për peshat e rënda dhe përballja ime ishte me sportistin Aldo, me të cilin pata një ndeshje të vështirë, por në fund ia dola dhe arrita të fitoja. Këtë triumf ia dedikoj qytetarëve të Elbasanit, sepse ata më kanë dhënë shumë dashuri dhe mbështetje. Kjo rrugë do të vazhdojë dhe unë do të vijoj të ndeshem për Elbasanin.
Aliu premton se do të vijojë që të ndeshet për Shqipërinë dhe të sjellë sa më shumë medalje në Elbasan. Elbasaninews

Loading...
Loading...
Loading...