Loading...
Loading...

 

Temperaturat e ulëta të këtyre ditëve kanë bërë që ujqërit të lënë malet dhe të zbresin në fshatra për të gjetur ushqim.

Në mjaft zona malore të Elbasanit ka njoftime se janë shfaqur uqër pranë fshatrave dhe madje në disa raste ata kanë bërë edhe dëme në bagëti.

Por ajo që habit është fakti se ujqërit po shfaqen edhe në zona kodrinore dhe të ulëta.

Një lexues nga Dumreja na shkruan se dje ka parë një ujk ndërsa kthehej në shtëpi:

Përshëndetje. Dje kam parë një ujk në rrugë. Jam habit. Unë po kthehesha pasdite për në shtëpinë time në Dragot se isha ke disa miqtë e mi në fshatrat e Kucovës. Kur shoh përpara një ujk. Në fillim mu duk si qen, por kur r pashë mirë ishte ujk. Dukej i uritur dhe i dobët. Prita sa u fut në pyllin aty pranë dhe i dhashë gaz motorrit e ika. Kushedi kush e ka pas kismet mbrëmë. Ndaj ruani bagëtitë.

Loading...
loading...
Loading...