Loading...

Duket se një problem teknik ka bërë që Facebook-u, Instagram-i dhe WhatsApp në mbarë botën të bllokohen. Vetëm pak minuta të ndërprejes së komunikimit përmes këtyre rrjeteve kanë bërë që qindra përdorues të shqetësohen.

Mungesa e aksesit në këto rrjete sociale ka pasur impaktin e saj edhe në Shqipëri, ndërsa për shumë përdorues ky defekt ende nuk është zgjidhur.

Problemi ka nisur rreth orës 11:00 të ditës së sotme, ndërsa mbetet i paqartë shkaku që e ka sjellë. Qindra përdorues të këtyre rrjeteve sociale në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Gjermani, Greqi, Itali, SHBA e në shumë vende të tjera kanë përdorur një tjetër platformë, Twitter-in për të raportuar problemin.

Loading...
loading...
Loading...