Loading...

REPORT TV sjell pamjet e qelive ku do të izolohen ‘peshqit e mëdhenj’/ Kreu i Burgjeve: Ja si do përgjohen.
Burgu i Peqinit dhe 313-ta në Tiranë do të jenë ambientet ku do të izolohen anëtarët dhe krerët e organizatave kriminale të cilët edhe nga burgjet drejtojnë trafikun e drogës, prostitucionit, apo përfshihen në krime të rënda.

Kreu i përgjithshëm i burgjeve Agim Ismaili në një intervistë për ReportTv ka shpjeguar se çfarë ndodh me 41 bis, ligjin e regjimit të posaçëm të sigurisë adaptuar nga modeli italian. “Është një standard që e kanë të gjitha vendet e botës, pasi jo rrallë ndodh që të burgosurit ia dalin për të koordinuar me bandën jashtë, për të ushtruar ndikimin e tyre kriminal dhe drejtojnë organizatën, të kryejnë shantazh.

Është një kategori e caktuar që varet nga veprat penale që kanë kryer jashtë në kuadër të një organizate kriminale. Jo cdo i burgosur është i reklamuar për këtë sistem dhe të gjitha ata që potencialisht janë nuk do të futen kurrë nëse nuk do të konsumojnë atë që thamë, shantazh, organizatë kriminal dhe ndërveprim. Regjimi do të instaloset në burgun 313 dhe një seksion i posacëm te burgi i Peqinit”.

I pyetur për numrin e atyre që do ti nënshtrohen këtij regjimi Ismaili shpjegon se nuk ka se si të ketë një numër kur subjekt është vetëm ai që e shkel. “Nuk ka llogaritje askush, pasi nuk ka mundësi ta thotë, pasi futja kalon përmes një procesi që do të jetë rezultat i drejtë”.

E teksa regjimi i birucës me siguri të vecantë pritet të aplikohet së shpejti, Ismaili sqaron edhe cfarë lejohet dhe kufizohet përgjatë një viti. “Ata do të kenë kufizime në orët e ajrosjes, takimet, pasi nuk mund të takojnë këdo, por të paralindurit dhe paslindurit dhe bashkëshortet dhe jo të afërmit dhe familjarë të tjerë. Takimet do të jenë rralluara, një në muaj, do të kenë nga një telefonatë të limituar në 10 minuta në muaj. Telefonatat do të regjistrohen dhe do të analizohen të dhënat, po ashtu edhe korespodenca që do të jetë e monitorueshme”.

E teksa 41 bis ende ska çuar askënd në qelinë e izolimit, Ismaili thotë për ReportTv se prej 1998 deri në 2019 ka një ligj që izolon ata që shkelin rregullat në burgje, por prej 20 vitesh askush se kish zbatuar. “Nuk ka asnjë rekord që të jetë ushtruar kjo kompetencë, ndërsa gjatë 2019 kemi 30 raste”. Me firmën e Ismailit sot në regjime izolimi janë 30 të burgosur e paraburgosur sic dhe rasti më i fundit i Asmer Bilalit që për tre muaj do jetë në izolim.

Loading...
Loading...
Loading...