Loading...

Joana Krraba ka fituar edicionin e parë të konkursit të bukurisë “Miss Skampa”. 18 vjeçarja nga Elbasani ka triumfuar mes 15 bukurosheve të tjera duke u shpallur më e bukura e këtij konkursi.

Miss Skampa 2019 u zhvillua për herë të parë në qytetin e Elbasanit duke sjellë risi në një format që i dedikohet përzgjedhjes së më të bukurës. Vajza fituese do të marrë pjesë në në Miss Grand of Albania që do të zhvillohet në vijim. Producenti i Miss Skampa shprehet i kënaqur nga rezultati.

E emocionuar ishte edhe fituesja e çmimit të parë e cila shprehet ende mosbesuese për marrjen e kurorës.

Gjatë këtij spektakli pati dhe interpretime nga fusha të ndryshme të artit.Gjithashtu u ndanë edhe çmime motivuese për vajzat e tjera pjesmarrëse.Elbasaninews

Edisona SKENDERI

Loading...
Loading...
Loading...