Loading...

E Mërkurë, 17 Korrik 2019 – 23:20 albinfo.chFoto: Ministri i Shtetit per Diasporen (Fb)
Në qytezën Karakurt në Ukrainë, është vendosur busti i heroit Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, përcjell albinfo.ch.

Në faqen e ministrit të Shqipërisë për Diasporën, kanë postuar një fotografi, ku shihen pjesëtarë shqiptarë pranë këtij busti.

“Foto e ditës / Pjesëtarë të komunitetit shqiptar në Karakurt, Ukrainë pranë bustit të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut të vendosur dje në këtë qytezë”, thuhet në mbishkrimin e fotografisë.

Por ky nuk është aktiviteti i vetëm. Komuniteti shqiptar në Ukrainë së fundmi po mban disa aktivitete në bashkëpunim me Shqipërinë, ndër to edhe orë mësimi të valleve e këngëve shqipe.

Loading...
Loading...
Loading...