Loading...

Vilma Dule është vajza nga Vlora që 5 vite më parë u dëmtua me acid në pjesën e fytyrës dhe trupit.

Ajo pësoi djegie të rënda, të cilat i sollën si pasojë shpërfytyrimin, por nuk u dorëzua kurrë.

Vilma nuk u mbyll në shtëpi të qante për fatin e saj, po u shndërrua në një femër të fortë, guximtare dhe burim frymëzimi për shumë vajza të reja.

27 vjeçarja tregoi fytyrën pas dëmtimit si dhe hap pas hapi dokumentoi procesin e shërimit, i cili vijon ende.

Ditën e djeshme një koment i bërë në një prej fotove të saj në Instagram, duket se e ka nxehur tej mase Vilmën.

Komentuesja e pyeste se çfarë bëri për të merituar këtë “dënim”.

Më konkretisht, ajo shkruan:

Mund të ma shpjegosh pse të hodhën acid? Bëre ndonjë gjë që s’duhej apo jo?”.

E indinjuar nga kjo pyetje, Vilma i kthehet:

Nuk e kuptoj logjikën e pyetjes tënde. Sipas mendimit tënd, cili veprim i keq i imi do justifikonte këtë krim të tmerrshëm? Nëse do të dije arsyen e sulmit do ta justifikoje hedhjen e acidit ndaj meje?”

Siç duket, kjo histori tashmë është hedhur pas krahëve nga e reja, e cila vijon jetën tepër e lumtur.joq.al

Loading...
Loading...
Loading...