Loading...
elisabeta
Me rastin e 90-vjetorit të mbretëreshës britanike Elizabeta, në Buckingham Palace është çelur ekspozita “90 vite stil mbretëror”, në të cilën publiku i thjeshtë do të mund të shoh nga afër veshjet e saj.

Ekspozita do të prezantojë 80 fustane të mbretëreshës në 9 dekada, mes të cilave edhe fustani i bardhë prej sateni, të cilin Mbretëresha Elizabetë II e veshi në ditën e kurorëzimit në vitin 1953.

Në ekspozitën që do të qëndrojë e hapur deri më 2 tetor 2016, do të ekspozohen po ashtu veshjet zyrtare të mbretëreshës, ato tradicionale, veshjet  e përdorura në raste familjare apo për udhëtime jashtë vendit.
7654586-3x2-700x4677654552-3x2-940x6277654598-3x2-940x6277654594-3x2-940x627

Loading...
Loading...
Loading...