Loading...

Kërkesa e grupit parlamentar të PS, për shkarkimin e z.Arben Malaj si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, i është dorëzuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Në shkresën dorëzuar Kuvendit, që siguron “Balkanweb”, grupi i PS-së vlerëson se në asnjë prej daljeve publike të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës, në rastin në fjalë z.Malaj, nuk i ka shërbyher interesit më të mirë të BSH-së si edhe të gjithë sistemit bankar në Shqipëri.

“Në asnjë prej rasteve nuk është marrë parasysh karakteri publik i funksionit që ushtron si anëtar i këshillit mbikëqyrës të BSH dhe kjo natyrë sjelljeje nuk ka qenë dhe nuk i ka shërbyer ruajtjes dhe nxitjes së besimit publik lidhur me Bankën e Shqipërisë.” thuhet ne kerkesen e PS.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 123456PreviousNext
Në shkresën drejtuar Kuvendit, thuhet gjithashtu se secila prej daljeve publike të z.Malaj, cojnë në konkluzionin se temat e trajtuara dhe qëndrimet e shprehura bien ndesh dhe cënojnë pavarësinë dhe integritetin që kërkon pozicioni i mbajtur në Bankën e Shqipërisë.

Sa më sipër, grupit parlamentar i PS-së vlerëson se anëtari i Këshillit Mbikëqyrës është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të mëtejshëm të funksionit sipas neneve të parashikuar në ligj.

Loading...
Loading...
Loading...