Loading...

Historia e qytetit të Librazhdit është e re, por historia e trevave të tij të banimit, është e lashtë. Gjurmët e tij të para gjenden që në periudhën e Gurit të Vjetër, Paleolitit. E tillë është edhe zona e Çermenikës.

Një zonë me 11 fshatra dhe 7 mijë banorë. Dikur ishte baza e Luftës Nacional Çlirimtare. Atje ku nënë Zyraja theri dhinë e vetme për Enver Hoxhen. Mbas Çlirimit nuk u investua vetëm se quhej “Çermenika e Kuqe” dhe vendasit krenoheshin me figurën e udhëheqësit.

Të afërmit e “Nënë Zyrasë” morën disa bursa, por rrugë nuk u shtruan.

Sot ata që banojnë aty i thonë “Çermenika e Zeze”. Shpëtimi i vetëm është emigrimi. Nuk ka investime në bujqësi dhe as rrugë.

Në të shumtën e kohës njerëzit lëvizin me kafshë. Ashtu transportojnë edhe ushqimet apo mallrat. Për të shkuar në spital në qytet zgjidhja duhet të gjendet nga vetë ata. I vetmi që ngushëllon këta njerëz të braktisur është një mjek i papërtueshëm, i cili u gjendet afër të moshuarve dhe mundohet të shkojë shtëpi më shtëpi.

Loading...
Loading...
Loading...