Loading...

 

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 15.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin F.S, vjeç  49, banues në fshatin Selitë, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit e OSHEE- së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 15.01.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, H.K, vjeç 58, banues në Cërrik, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me 1 muaj burg për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 15.01.2018 u ndalua shtetësia në kërkim, P.K, vjeç 52, banuese në Cërrik, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Neni 137 i Kodit Penal.

Loading...
Loading...
Loading...