Loading...

Burri rreh gruan e cila përfundon në gjendje të rëndë në spital. Ngjarja ka ndodhur një natë më parë në qytetin e Cërrikut.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik u arrestua në flagrancë shtetasi:
• Arben Kume, 48 vjeç, banues në lagjen Nr.2 Cërrik.
Shtetasi i lartpërmenduar, në banesën e tij ka goditur me shkelma dhe grushta bashkëshorten e tij, shtetasen M.Kume., 34 vjeçe, banuese në Cërrik, e cila ndodhet në spitalin kirurgjik Elbasan, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale, “Dhuna në Familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Loading...