Loading...

Tenton të vjedhë banesën e një shtetasi, Policia vë në pranga 29- vjeçarin. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, arrestuan në flagrancë shtetasin: S.T., 29 vjeç, banues në Cërrik, pasi në lagjen ” Nr 3.,” Cërrik, ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit A.M., por është konstatuar nga shërbimet e Policisë dhe menjëherë është vënë në pranga. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ” Vjedhja e mbetur në tentativë “.

Loading...
Loading...
Loading...