Loading...

Kolpoja e tensionit u djeg elektroshtëpiaket banorëve të lagjes nr 3 U janë djegur pajisjet elektroshtëpiake dhe kanë mbetur edhe pa energji elektrike.

Rreth 200 familje në lagjen nr 3 në Cërrik ankohen se u janë djegur pajisjet elektroshtëpiake  dhe se kanë mbetur pa energji elektroshtëpiake.

Sot banorët janë ngritur në protestë dhe kërkojnë kompensimin  e dëmit të shkaktuar.

Tregojnë se tashmë u akne dalë jashtë përdorimit televizorë, frigoriferë, lavatriçe, pompa uji etj. Edhe tregtarët ankohen se u prishën mallrat dhe se i kanë dërguar në tregtarë të tjerë.

Banorët e kësaj lagjeje ankohen se nuk kanë mundësi që të zëvendësojnë pajisjet e dëmtuara. Se janë pa punë dhe me asistencë. Por mbi të gjitha ata shprehen se paguajnë rregullisht energjinë dhe se kur ndodh që nuk e paguajnë, ua ndërpresin dritat. Nga dje ata kanë mbetur edhe pa ujë pasi furnizoheshin me pompa.

Banorët kërkojnë ngritjen e një komisioni për vlerësimin e dëmit të shkaktuar dhe më pas kompesimin direkt nga OSSHE. Në të kundërt ata kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës.

Protestës i janë bashkuar edhe përfaqësues të Partise Demokratike. Kryetari i PD-së Cërrikut Servet Duzha shprehet se banorët kërkojnë ngritjen e një komisioni. Sipas tij dëmet kanë ardhur nga tensionit lartë, pra është një gabim i furnizuesit.

Kjo lagje është nga më të varfra në qytetin e Cërrikut  dhe me situatë ekonomike të rënduar që jetojnë me ndihmë ekonomike. Ndaj kërkohet që shteti ti dëmshpërblejë.

Edhe herë të tjera u janë djegur pajisjet në Cërrik por banorët nuk u shpërblyen. Dy vjet më parë e njëjta situatë ndodhi në lagjen Malasenj dhe sot e kësaj dite banorët e kësaj lagje nuk e morën kompensimin

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga OSSHE lidhur me këtë situatë, ndërkohë që lagja ka mbetur pa drita dhe pa ujë. Infoelbasani.al

Loading...
loading...