Loading...

 

Tmerr në aksin rrugor Cërrik-Gjyralë.

Automjeti me targa AA 2012 BU, me drejtues shtetasin L.H, 29 vjeç, ndërsa po udhëtonte në këtë aks rrugor, në ecje e sipër është përfshirë nga flakët. Drejtuesi ka mundur ta braktisë automjetin.

Zjarri ka qenë i menjëhershëm dhe i fuqishëm duke e djegur në pak minuta të gjithë automjetin.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikëset, por gjithçka kishte përfunduar me kohë.

Në vendin e ngjarjes shkuan edhe policia dhe grupi hetimor.

Nga të dhënat paraprake rezulton se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Infoelbasani.al

Loading...
Loading...
Loading...