Loading...

Dua ta nis me një kryetar bashkie shumë të përkushtuar që bën pjesë në kryetarët e bashkive më me eksperiencë në Shqipëri. Është Arif Tafani. Ai nuk ka nevojë për prezantim për punën e shkëlqyer që është bërë në Belsh. Belshi ka sot dy eksperienca shumë të mira. Një të Arif Tafanit si kryetar bashkie dhe një të Musa Ulqinit si deputet si një nga emrat më me eksperiencë në Partinë Socialiste dhe ndoshta dhe ky është celsi i suksesit në Belsh.
Belshi i rilindur tërësisht Por ajo që thotë Arifi dhe vetë Kryeministri Rama, ajo që kemi bërë deri tani për Belshin e rilindur është vetëm fillimi. Nuk keni parë gjë akoma në Belsh dhe unë doja të thoja se viti 2019 është edhe viti i fillimit të projektit të ujit të pijshëm dhe ujsejellsave. Por ajo që doja të thoja është se ndryshimi që ka pësuar Belshi në këto vite është spektakolar. Sot që është dite e diel nuk gjen në Belsh asnjë tavolinë bosh. Por sfida për Arifin është që ta cojë më përpara agroturizmin për ta shëndërruar Belshin në një prej qendrave më të rëndësishme të agroturizmit në Shqipëri. Kështu Arif të presin punë të mëdha por që besimi ynë dhe i Partisë Socisliste është i plotë dhe jemi shumë të sigurtë në një fitore spektakolare në 30 qershor.

Arif Tafani: Në fakt është një përgjegjësi shumë e madhe për një mandat të dytë si përfaqësues i Aleancës për Shqipërinë Evropiane. Falenderoj Kryesinë e PS-së dhe kryetarin e saj Edi Rama për besimin e dhënë në fakt për 4 vjet në Belsh ka ndodhur e paimagjinueshmja. Kemi shëndërruar një qytezë të pashpresë në duke e kthyer atë në një nga qytezat më të bukura dhe atraktive në Shqipëri. Tashmë e kemi përcaktuar destinacionin, kemi shtruar shinat thjesht në këtë mandat duhet të arrijmë sa më shpejt në destinacion. Shpreh bindjen me qytetarët e Belshit nën udhëheqjen e Edi Ramës ne do ia dalim për të cuar deri në fund gjithë projektet. Infoelbasani.al

Loading...
Loading...
Loading...