Loading...

Pas dhimbjes se madhe per shkrumbimin e nje pjese te mire te katedrales se famshme te Parisit, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u zotua se do ta rindërtojë ate.

Mediat e huaja raportojne se pas nje lufte te gjate me flaket zjarrfikësit arritën të shpëtojnë strukturën kryesore të gurit të ndërtesës gotike, të vjetër 850 vjet, përfshirë dy kullat e saj, nderkohe qe maja dhe çatia iu shembën.

Zjarri u vu nën kontroll gati nëntë orë pasi nisi, të hënën pasdite. Shkaku i tij nuk është ende i qartë, por zyrtarët thanë se mund të lidhet me punimet e rinovimit. Prokuroria e Parisit tha se aktualisht është duke e hetuar atë si një aksident.

Gjatë vizitës në vendin e ngjarjes, Macron tha se “më e keqja është shmangur”, pasi është ruajtur struktura kryesore e katedrales.

Ai u zotua se do të nisë një skemë ndërkombëtare për mbledhjen e fondeve për rindërtimin. “Do ta rindërtojmë këtë katedrale të gjithë së bashku”, tha Macron.

“Kjo është ajo që francezët presin, sepse kjo është ajo që meriton historia jonë”, shtoi ai.

Miliarderi François-Henri Pinault, shef ekzekutiv i grupit Kering, i cili zotëron markat e modës Gucci dhe Yves Saint Laurent, premtoi tashmë 100 milionë euro për rindërtimin e katedrales Notre-Dame.

Nderkohe, rreth orës 3 të mëngjesit, shefi i zjarrfikësve të Parisit Jean-Claude Gallet tha: ‘Ne mund të konsiderojmë se struktura kryesore e Notre-Dame është ruajtur si dhe jane ruajtur dy kullat’.

Dhe një zëdhënës i brigadës shtoi: ‘Ne do të vazhdojmë të shikojmë mbi zonat e tjera te zjarrit ne pjeset e mbetura ende te nxehram si ne traret e drurit”.

Loading...
Loading...
loading...