Loading...

Ditë me fat 14-marsi në Elbasan. Ishte paralajmëruar që për Ditë Vere do të binte shime „me gjyma“, por në fakt nuk ndodhi asgjë. Vërtet moti ishte i zymtë dhe gri, megjithatë natyra këtë radhë ishte me njerëzit në këtë qytet.
Të gjitha etapat e festimeve shkuan për bukuri duke mos rënë asnjë bulë shi. Dhe pasi festa mbaroi zyrtarisht, atëherë nisi edhe shiu.
Ndaj edhe elbasanasit besojnë akoma edhe më shumë në këtë ditë. Një ditë e bekuar nga vetë perënditë.
Reshjet e shiut nisën gjatë pasdites në atë kohë kur gjithë njerëzia kishte shkuar në shtëpi për të festuar „piknikun“ e festës. Reshjet e shiut vazhdojnë të bien aktualisht në këtë qytet. Tashmë pritet viti që vjen…

Loading...
loading...
Loading...