Loading...

 

Kjo javë ka qenë e mbushur me momente pikante që ia vlen të rishihen edhe një herë.

Rubrika humoristike e emisionit “Kjo Jave” në News 24, ka zgjedhur disa prej tyre si nga debatet në parlament apo edhe ato për Teatrin Kombëtar.

Nuk mund të mungonte përballja mes kryeministrit Edi Rama dhe Dashamir Shehit. “Le të flasë sa të dojë për mua ai, se ha groshë a ha plonc unë s’ka asigjë të keqe,” shprehet ky i fundit pas fjalëve të Ramës.

Aktori i njohur Bujar Asqeriu përveç fjalëve të tij të ndjera për godinën e Teatrit, pas vendimit për shembje nga qeveria, ka lënë edhe disa batuta. Në diskutimin e bërë me ministren e Kulturës Mirela Kumbaro, Asqeriu thotë: “A të marrsha të keqen ministre…..Unë flas kështu se jam origjinal…Nuk bëhet me p**** teatri zonja ministreee, bëhet me lekë”.

Konfrontime pati edhe në sallën e parlamentit mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit demokrat, Sali Berisha. “Përjashtë, ka protokoll këtu,” bërtet Berisha nga karrigia e tij. Ndërsa Rama nga foltorja me qetësi ia kthen “Ulu, ulu…! O Sali ju hoqët këpucët këtu dhe s’ju nxori njeri jashtë. Ishe në krye të luftës për shfaqjet e huaja, sekretar partie në Fakultet edhe luftoje me pantallona kauboj megjithëse ishe Boy of Cow”.

Momente pikante ishin edhe takimet e gjestet e ministrave të qeverisë në karriget e Kuvendit. Ministri Ahmetaj që takohet me ministren Nikolla, apo ministri Xhafaj që me të qeshur i vë dorën mbi shpatull zv/kryeministres Senida Mesi. Të njëjtën gjë bën edhe deputeti socialist Erjon Braçe me një deputete tjetër. Nga ana tjetër duket se deputetët e opozitës janë më të fokusuar tek smartphone-t e tyre.

Dhe në fund një puthje për deputetin e PD, Aldo Bumçi…

Loading...
Loading...
Loading...