Loading...

“Lufta kundër krimit po intensifikohet çdo ditë, me goditje dhe arrestime”. Keshtu shkruan sot deputeti i PS-se, Taulant Balla, ne nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, teksa i referohet goditjes se bere dje nga policia e Shtetit ndaj grupit kriminal ne Elbasan.

Por, edhe duke u ndalur ne reagimin sipas tij, te menjehershem e si kurre me pare ndaj grabitesve ne Rinas, Balla, thekson se sulmet ndaj policise jane te turpshme.

Postimi i Ballës

Lufta kundër krimit po intensifikohet çdo ditë, me goditje👊 dhe arrestime, duke hyrë në një fazë tjetër kontrollesh dhe reagimesh parandaluese në mënyrë të dedikuar ndaj të gjithë ata që janë një bezdi për komunitetet, ata që kultivojnë apo shpërndajnë lëndë narkotike dhe që kanë plot precedentë të tjerë penalë. Këta soj duhet të jenë përditë nën presionin goditës të Policisë së Shtetit🚔 👮Goditja e djeshme e një grupi kriminal me tentakula në disa qytete të Shqipërisë, duhet të vijojë me goditje dhe arrestime të tjera.

Sulmet e përsëritura këto ditë për rastin e “Rinasit” ndaj Policisë së Shtetit janë gjëja më e turpshme. Si kurrë më parë, Policia e Shtetit iu përgjigj grabitjes në mënyrë të menjëhershme, duke u vënë në ndjekje të keqbërësve dhe duke eliminuar organizatorin e grabitjes.

Policia e Shtetit u përgjigj edhe pse përballë nuk kishte disa grabitës të zakonshëm, por një grup të strukturuar kriminal, i armatosur deri në dhëmbë, i përbërë nga individë tejet të rrezikshëm që kanë qenë në gjendje të arratisen edhe nga burgje të vendeve të Bashkimit Europian.

Loading...
loading...
Loading...