Loading...

Seksi ose dashuria sjell lumturi dhe ndikon në jetën e çdo çifti.

Sipas një studimi, Dr. Paul Kelley thotë se francezët bëjnë dashuri 137 herë në vit, kundrejt 108 që është mesatarja.

Ky është një ritëm i përditshëm thotë studiuesi Daniel Pink në librin “Shkenca e Kohës” dhe ka një kohë të saktë për të bërë gjithçka. Edhe seksi, është vetëm çështje kohore.

Sipas ekspertit, Dr. Paul Kelley, ora e saktë për të bërë seks është 22:00 në mbrëmje.

Arsyeja? Orgazma shkakton lëshimin e oksitocinës, hormoni i lidhur me humorin e qetë. Dhe ju flini shumë më mirë.

Po orët në pjesën tjetër të ditës? Në shtatë në mëngjes thonë ekspertët sepse motivimi është në rritje dhe nivelet e estrogjenit arrijnë kulmin tek gratë.

Ora 11:00, pika më e lartë për fuqitë analitike të trurit dhe emocionet pozitive janë në rritje.

Ora 14.00 e drekës është momenti më i trishtuar i ditës për të bërë seks, ndjeheni të lodhur dhe trupi po hyn në një fazë të pushimit pas pune.

Sipas një studimi të një kompanie të produkteve të bukurisë që mori në pyetje mbi dy mijë britanikë për këtë çështje dhe gjithçka u raportua më pas nga Daily Mail, dita më e përshtatshme për seks është e diela dhe dita më e urryer është e mërkura.

Loading...
Loading...
Loading...