Loading...

Deputeti i Partisë Socialiste Musa Ulqini i ftuar në studion e lajmëve të Fax Neës, foli ndër të tjera edhe për nisjen e punës në komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Ulqini deklaroi se Kuvendit do ti paraqitet një dokument me të dhënat e Komisionit Hetimor, por ky dokument nuk e shkakron dot Presidentin, duke shtuar se është Gjykata Kushtetuese ajo që do të vendosë.

“Çështja e presidentit është më vetë dhe Reforma në Drejtësi më vete. Ne po bëjmë detyrën tonë që është e caktuar në Kushteutë, për sa i përket rolit të Presidentit. Ne kemi përcaktuar se dekreti i presidentit ishte antikushtetues. Ne kemi ngritur një komision hetimor që po punon në bazë të kushtetutës, do të kemi dhe edhë përgjigjen e Komisionit të Venecias dhe pasi të përfundojnë të gjitha këto parlamenti do të miratojë një dokument, ky dokument nuk e shkarkon presidentin dhe instanaca e fundit është Gjykata Kushteutuese.

Reforma në Drejtësi është radikale, e pangjarë, është një reformë e sukseshme që i bën nderë Shqipërisë, që e përgëzon Shqipërinë dhe mbështet nga BE dhe SHBA si dhe është një refomrë që mund të jetë arsyeja themelorë për hapjen e negociatave.

Është kapur nga Rama? Nuk është e vertetë sepse procesi është monitoruar nga ndërkomëtarët që e ndjekin nga afër. Ne kemi penguar? Opozita e ka refuzuar ose nuk ka marrë pjesë ose ka votuar kundër. Ne nuk na tregon dot me gisht, është përtej interesave të kësaj maxhornace. Gjykata Kushtetuese ka 9 anëtarë dhe mendoj se shumë shpejt do të jetë gati dhe të gjitha proceset që lidhen me këtë institucion, do të marrin rrugë, edhe me rastin e shkarkimit të presidentit.”- u shpreh Ulqini.

Loading...
Loading...
Loading...