Loading...

Gjatë muajit të Ramazanit, këngëtarja e njohur Çiljeta kthehet në një prej artisteve më të devotshme.

Duke iu përkushtuar tërësisht muajit të shenjtë, ajo ka treguar se jo vetëm agjëron, por është mbuluar kokë e këmbë.

E veshur tashmë jo vetëm me shaminë në kokë, por edhe me mbulesën tipike të fesë myslimane, këngëtarja ka postuar një video tërësisht e mbuluar dhe pa makijazh në profilin e saj në Instagram.

Ajo shkruan:

Në këtë muaj të madhërishëm të Ramazanit, unë kam bërë zgjedhjen e duhur.”
Kjo gjë ka befasuar fansat e saj, disa prej të cilëve nuk e kanë pritur mirë ndryshimin.

Disa prej komenteve:

Ik në Turqi se në Shqipëri s’ka vend kjo veshje.”
Feja e shqiptarit është shqiptaria.”
Ajo i ka lënë pa përgjigje komentet kritikuese.

Loading...
Loading...
Loading...