Loading...

Deklarata bombastike e presidnetes korate , Kolinda Grabar-Kitarovic ka ngjallur reagime të mëdha në Serbi.

Duke folur për luftën që ka pasur Kroacia me Serbinë, Kitarovic ka deklaruar se asaj i vjen keq që nuk ka qëlluar serbët.

E përditshmja serbe Informer e ka hapur gazetën e sotme me fotografinë e presidentes kroate me uniformë ushtarake.

“Žao mi je što nisam pucala na Srbe”. “Më vjen keq që nuk i kam qëlluar serbët”, është titulli i shkrimit të gazetës serbe.

Kitarovic deklaron se është ndier e penduar që nuk mori një pushkë dhe nuk iu bashkua luftës ndaj serbëve gjata operacionit ‘Olluja’ apo siç njihet ndryshe ‘Stuhia’.

Kujtojmë se presidentja kroate është bërë qendër e vëmendjes edhe nga mediat botërore për shkak të vendimeve të saj, pamjes, gjesteve dhe shumë cilësive që karakterizojnë atë si presidente.

Loading...
Loading...
Loading...