Loading...

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku këngëtarja dhe modelja e njohur, Elettra Lamborghini, ka ndërmarrë një veprim drastik në mes të një koncerti.

Ajo ka ndërprerë koncertin teksa ishte duke performuar këngën e saj të fundit.

Këngëtarja shpjegoi arsyet në disa video të postuara në InstaStory.

Sipas saj, arsyeja e ndërprerjes së koncertit ishte se turma doli jashtë kontrollit dhe mes tyre kishte shtyrje të shumta.

Ajo tha:

Sonte më duhej të ndërprisja koncertin edhe pse isha duke kënduar këngën e fundit, sepse kurrë nuk kam parë ndonjëherë njerëz që shtynin si kafshë. Të mos dish të argëtohehesh në atë moshë është diçka vërtetë serioze. Unë u përpoqa të sqaroj se nuk ishte e nevojshme të shtynin, prej tyre kishte edhe fansa që unë i njoh shumë mirë, dhe në një moment thashë që nuk isha atje, sepse disa po shtynin si të çmendur, u bë një kaos i vërtetë.”
Elettra Lamborghini njihet për hitin e saj “Pem Pem” që numëron mbi 116 milionë klikime në YouTube. Gjithashtu ajo është mjaft e ndjekur në Instagram, ku ka mbi 4.6 milionë ndjekës.joq.al

Loading...
Loading...
Loading...