Loading...
Loading...

 

Diego Armando Maradona ka kapur me grushte një gazetar menjëherë pas ndeshje ndaj Atlético San Luis ku humbi 4-2. Mediat lokale shkruajnë se ai shfaqet në gjendje të mjerueshme dhe të dehur.

Është njohur gjithmonë si legjenda e futbollit argjentinas por shumë herë ka zënë faqet e para të gazetave për shkak të skandaleve që ka shkaktuar nën efektin e alkolit dhe drogërave. Këtë radhë Diego Armando Maradona, i cili prej disa javësh drejton Dorados de Sinaloa në Meksikë ka goditur me grushte një gazetar.

Ngjarja ka ndodhur menjëherë pas ndeshjes ndaj Atlético San Luis ku humbi 4-2. Maradona shihet teksa i vërsulet një gazetari që gjendje bashkë me kolegët e tij dhe disa fansa në hyrje të një ashensori. Videoja tashmë po bën xhiron e rrjetit dhe mediat lokale shkruajnë se trajneri i është rikthyer abuzimit ndaj drogërave dhe alkoolit.

 

Loading...