Loading...

Kosova do të luajë në 10 shtator në transfertën e Anglisë, ndeshjen e vlefshme për eleminatoret e Europianit.

Kjo sfidë pritet me interesim të madh nga të gjithë, ndërsa siç raportojnë sot mediat kosovare, janë dashur vetëm 10 minuta që tifozët shqiptarë të blejnë të gjitha biletat e rezervuara për këtë përballje.

Ato kanë në shitje gjatë ditës së sotme, në orën 13:00.

Në dizpozicion ishin 1200 bileta, ndërsa interesi dhe entuziazmi i jashtëzakonshëm, ka bërë që gjithçka të mbyllet në pak kohë sa i përket sektorit të tifozëve shqiptarë.

Kjo përballje do të luhet në stadiumin “St.Mary’s”, me Kosovën që po përjeton një endërr në këto kualifikuese të Europianit.

Loading...
Loading...
Loading...