Loading...

Totenhemi është ekipi i dytë finalist i Champions League, teksa kaloi në fazën e fundit të kompeticionit pas një ndeshje dramatike me Ajaksin, e cila u mbyll në shifrat 2-3.

bandicam-2019-05-08-22-59-03-354-665×532

Ndeshja nisi menjëherë me një gol që në minutën e pestë, teksa De Ligt shënoi me kokë pas një goditje këndi. Në pjesën e parë, ishte Totenhemi që po kërcënonte në disa momente holandezët, por sërish golin e dytë e gjeti ekipi i Ten Hag, që shënoi me Zieh, ku në minutën e 35-të lëshoi një të majtë fantastike.

E para u mbyll me fitoren e Ajaksit 2-0, por pjesa e dytë nisi me një marsh akoma më shumë për Totenhemin. Ekipi i Poçetinos shënoi dy herë me Lukas Mourën në minutat 55 dhe 59, dhe zgjoi sërish shpresat për kualifikim.

30 minutat e fundit ishte Totenhemi më lart fizikisht, dhe e domionoi ndeshjen, por Ajaksi u mbajt fort.

FT | Ajaks-Totenhem 2-3 (1-0)

GOL: De Ligt 5′ , Zieh 35′ / Moura 55′, 59′, 90+5′

KOMENTI LIVE

90+5’ GOOOOOOOL TOTENHEMI 2-3/ Gol në frymën e fundit. Lukas Moura shënon në minutën e pestë shtesë, dhe Totenhemi në finale.

90’ 5 minuta shtesë.

90’ Zëvendësimi i tretë. Magajan në fushë, në vendin e van de Bek.

87’ Son kërcënon me të majtën në një goditje të fortë, por mbi traun e portës së Onanës.

86’ Shpëton për mrekulli Ajaksi. Vertongen godet me kokë brenda zone pas një goditje këndi, por topi në shtyllë.

82’ Dy zëvendësime menjëherë Poçetino. Futen Lamela dhe Dejvis, dalin Tripier dhe Rouz.

79’ Shtylla i mohon golin Zieh, teksa godet me të majtën një goditje rrafsh me tokën.

77’ Karton i verdhë tashmë për Zieh, për faull ndaj Rouz.

76’ Karton i verdhë për Rouz, për një mbajtje.

67’ Ndërrimi i dytë i Ten Hag. Sinkgraven në vendin e Dolberg.

64’ Rrezikon sërish Lukas Moura. Një top i vjen brenda zone, por është De Ligt që me një rrëshqitje e devijon dhe e çon në goditje këndi.

60’ Lëviz Ten Hag. Hedh në fushë Veltman, në vendin e Shëne.

59’ GOOOOOOOL TOTENHEMI 2-2/ Shënon sërish Lukas Moura pas një aksioni të gjatë të Totenhemit. Onana shpëtoi fillimisht portën në një pritje fantastike, por pas një mosmarrëveshje në zonë, topi i iku dhe Moura përfitoi.

55’ GOOOOOL TOTENHEMI 2-1/ Lukas Moura përfiton nga një kalim i bukur i Dele Ali, dhe futet brenda zone duke mposhtur Onanën.

53’ Ali godet portën e Ajaksit, por Onana bën një pritje fantastike.

46’ Nis pjesa e dytë. Poçetino bën menjëherë një zëvendësim. Në fushë Jorente, mbetet në dhomat e zhveshjeve Uaniama.

Mbyllet pjesa e parë. Ajaks-Totenhem 2-0

45′ 2 minuta shtesë.

35’ GOOOOOOOL AJAKSI 2-0/ Zieh shënon golin e dytë me një të majtë fantastike nga hyrja e zonës.

30’ Depërtim fantastik nga Dushan Tadiç nga e majta, godet në fundore, por topi shumë pranë shtyllës së Loris.

28’ Lukas Moura provon me një goditje direkt në ajër, teksa një top erdhi në lartësi nga goditja e këndit, por pa shënjestër.

23’ Son merr një top brenda zone dhe godet, por lehtë për Onanën.

17’ Karton i verdhë për Sisoko, për një faull ndaj Taljafikos.

6’ Son futet nga e majta e zonës dhe godet drejt e në portë, por topi përplaset në shtyllë. Me fat tani Ajaksi.

5’ GOOOOOOOL AJAKSI 1-0/ Shpërthen stadiumi. De Ligt shënon nga goditja e këndit me kokë.

3’ Goditja e parë në portën e Totenhemit. Zieh gjuan fort, por topi devijohet në këndore.

1′ Nis takimi në “Johan Cruyff Arena”.

FORMACIONET

Ajaks: Onana; Mazraui, De Ligt, Blind, Taljafiko; Shëne, De Jong; Dolberg, Van de Bek, Zieh; Tadiç. Trajner: Erik ten Hag.

Totenhem: Loris, Tripier, Alderuajerld, Vertongen, Rouz, Sisoko, Uaniama, Ali, Eriksen, Moura, Son. Trajner: Mauricio Poçetino.

Loading...
Loading...
Loading...