Loading...

Sezon vere: Diell, det, çmime stratosferike në vendpushimet në Jug dhe fatura të kripura. Janë këto fjalët kyçe që përshkruajnë verën në Shqipëri.

Mund të përmendim këtu edhe zaptimin e hapësirave publike nga pronarët e resorteve dhe popullimin me shezlonge edhe në pjesën e plazheve publike.

Çdo vit që kalon, këto situata problematike vazhdojnë të përkeqësohen.

Ksamili, një nga vendet më të frekuentuara dhe të preferuara nga pushues vendas dhe të huaj për shkak të ujërave të smeraldtë dhe rërës së bardhë… Edhe këtë vit çmimet për të kapur një shezlong në plazhet e Ksamilit, prekin stratosferën.

Duke mos lënë pa përmendur këtu faktin se duhet të paktën t’i prenotosh disa ditë para, një shezlong në këto plazhe shkon nga 10-20 euro dita.

Loading...
Loading...
Loading...