Loading...

Është prodhuar në New York, çanta me vlerën më e kushtueshme në botë. Një çante e zbukuruar me 8000 diamante të vendosura mbi platin dhe flori 24 karat. Një prototip i tillë kushton plot 6.7 milion dollarë dhe ka dalë tashmë në treg.

Çanta në formë veze është e mbështjellë me një fole asimetrike prej floriri 24 karatësh. Vetëm kjo mbështjellje i shton kësaj çante një vlerë prej 250 mijë dollarësh.

Por vlerën më të madhe kësaj çante ia japin tre diamantët e vendosur në pjesën e jashtme. Ata kushtojnë plot 1.9 milion dollarë ndërsa ka edhe dy diamante të bardhë që kapin vlerën prej 265 mijë dollarësh.

Një artikull kaq i çmuar është krijimi i Debbie Wingham. 37 –vjeçarja njihet për stilimin e artikujve më të shtrenjtë në botë.

Loading...
Loading...
Loading...