Loading...

Janë yje dhe kanë ndoshta secili koleksion makinash në shtëpi, por lojtarët e Barcelonës, janë të detyruar të kthejnë mbrapsht makinën të cilën ua dhuroi kompania e njouhur “Audi”.

Arsyeja? Gjigandi gjerman i prodhimit të makinave ka mbyllur kontratën me ekipin katalanas dhe tashmë kërkon rikthimin e makinave.

Të gjithë lojtarët ishin pajisur secili me nga një prodhim të fundit të kësaj marke, por tani janë të detyruar ta rikthejnë makinën aty ku e morrën, raporton “The Sun”.

Kujtojmë që Messi zgjodhi një “Audi RS 6 Avant” me vlerë rreth 130,000 paund, por tashmë që marrëveshja ka përfunduar, edhe argjentinasi duhet ta rikthejë.

Makinat duhet të dorëzohen brenda 3 javëve në vazhdim…

Loading...
Loading...
Loading...