Loading...

 

Ka përfunduar numërimi i votave në 6 nga 7 bashkitë që ka qarku i Elbasanit.

Për Bashkinë Elbasan votuan  40 603 zgjedhës. Kandidati i PS Gledian Llatja  grumbulloi  38 477 vota.

Nga numërimi i votave dolën të pavlefshme 2126 vota.

E ndarë sipas KZAZ-ve votat  u ndanë si më poshtë vijon:

KZAZ 47: 17 970 vota

KZAZ 48: 7140 vota

KZAZ 49:  6178 vota

KZAZ 50: 6649 vota

Aktualisht po numërohen votat për anëtarët e Këshillit Bashkiak. Ndërkohe bashkia Peqin nuk ka filluar ende numërimin.

Që në orët e para të mëngjesit përfundoi numërimi i votave për bashkitë Cërrik, Gramsh, Librazhd, Prrenjas dhe Cërrik.

Në këto momente pritet që të nisë numërimi i votave për bashkinë e Peqinit.

Ndërkohë në bashkitë e tjera po vazhdon numërimi i votave për këshilltarë.

Në të 6 bashkitë e Elbasanit fituan kandidatët socialistë edhe pse në Belësh kishte garë mes PS dhe Partisë Komuniste, në Gramsh mes PS dhe Partisë bindja demokratike, Në Cërrik mes PS dhe Bindja Demokratike dhe në Prrenjas mes PS dhe Aleancës Kuq e Zi.

Deri më tani 6 kryetarët e bashkive fituese janë:

Gledian Llatja Bashkia Elbasan

Arif Tafani Bashkia Belsh

Andi Salla, Bashkia Cërrik

Kastriot Gurra, Bashkia Librazhd

Nuri Belba, Bashkia Prrenjas

Klodian Taçe, Bashkia Gramsh

Mbetet për tu konfirmuar Lorenc Tosku, Bashkia Peqin

 

Loading...
Loading...
Loading...