Loading...

 

Prej datës 11 korrik të këtij viti do të fillojë testimi për mësuesit kandidatë, që dëshirojnë të fillojnë punë në një nga institucionet e arsimit parauniversitar në vend. Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar në faqen e saj zyrtare kalendarin “Mësues për Shqipërinë” korrik-gusht 2019, në të cilin janë shpallur të gjitha datat e oraret e provimeve sipas profileve përkatëse.

“GSH” publikon sot datat e testimit për profilet Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, Arsim Fillor, Arsim Parashkollor, Arsim Special, Gjuhë Angleze, Gjuhë Gjermane, Gjuhë Frënge si dhe Edukim Fizik. “Në zbatim të Udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Nr. 12, datë 27.02.2018 ‘Për organizimin e testimit të informatizuar të kandidatëve për t’u punësuar në institucionet arsimore publike, të arsimit parauniversitar’ i ndryshuar, ju bëjmë me dije se gjatë muajve korrik-gusht 2019, pranë QSHA do të zhvillohet testimi i informatizuar për punësimin e mësuesve. Në vijim do të publikohet kalendari me datat, oraret dhe profilet përkatëse për zhvillimin e testimit të informatizuar. Testimi i informatizuar do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (më poshtë QSHA) me adresë: bulevardi ‘Zhan D’Ark’, nr. 23, Tiranë (ish-ATSH)”, – bën me dije QSHA.

Dokumentacioni
Qendra e Shërbimeve Arsimore shton se në ditën e testimit, kandidati duhet të jetë i pajisur me letërnjoftim (kartë ID ose pasaportë), kopje të kartës ID ose pasaportë, si dhe duhet të ketë formularin e pranimit nga ana e DAR/ZA për fazën e dytë të konkurrimit. Të gjithë ata kandidatë, të cilëve u mungojnë këto dokumente, nuk mund të marrin pjesë në testimin e informatizuar. “Për paraqitjen në qendrat e testimit, aplikanti duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme: 1. Ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të testimit, pasi kjo vlerësohet si kriter përjashtimi. 2. Ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e testimit. 3. Ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të testimit”, – nënvizohet në njoftim. Ministria e Arsimit u bën thirrje të gjithë kandidatëve që të bëjnë verifikimin e emrit, mbiemrit, profilit si dhe datën dhe orën e testimit në faqen zyrtare të QSHA në adresën www.akp.gov.al.

1. Letërnjoftim (kartë ID ose pasaportë, dokumenti origjinal).
2. Kopje të kartës ID ose pasaportës.

3. Formularin e pjesëmarrjes në testimin e informatizuar të lëshuar nga komisioni i vlerësimit të dosjeve në DRAP.
*Kandidatët, të cilëve u mungojnë këto dokumente, nuk mund të marrin pjesë në testimin e informatizuar.

Rregullat:

1. Ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të testimit, pasi kjo vlerësohet si kriter përjashtimi.
2. Ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e testimit.
3. Ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të testimit.

Loading...
Loading...
Loading...