-Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan- Peqin. Sipas informacioneve të Policisë ngjarja ka ndodhur në Fshatin Gjocaj, kur janë përplasur dy makina, të cilat kanë përfshirë në aksident dhe një person me biçikleta.

Nga ky aksident kanë mbetur të dëmtuar 3 persona të cilët janë dërguar në Spitalin e Elbasanit për kura mjekësore.

Mësohet se një prej të aksidentuarve është Astrit Arapi, 57- vjeç banues në Elbasan. Ndërkohë që i dëmtuari tjetër është Taulant Humçi, 24-vjeç nga banues në Spille të Kavajës.

Mësohet se në makinë ishte dhe një grua shtatëzanë. Ajo është identifikuar si Marjeta Humçi, e moshës 21 vjeç, banuese në Spille të Kavajës.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan – Peqin, tek kryqëzimi i fshatit Gjocaj, janë përplasur dy mjete si dhe është përfshirë dhe një person me biçiklet, për pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, për ndihmën mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.