Loading...

Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja i dha fund beqarisë fundjavën që lamë pas. Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku i Tiranës në nisje të fushatës së Partisë Socialiste, aty ku Gazi u shfaq në krah të tij për ta mbështetur në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Nga fotot e postuara prej vetë kryebashkiakut tregohet se ai dhe bashkëshortja Ajola janë bërë dëshmitarë në dasmën e aktorit.

Ndërsa Veliaj i ka celebruar ashtu siç e ka kthyer tashmë në një traditë në Bashkinë e Tiranës me shumë çifte, nuk ka nguruar t’i japë edhe ca këshilla Gazit, me qëllim që martesa e tij të ketë sukses.

“Gazi, dëgjo vllain, 3 këshilla: 1️⃣ Fjalët kyç në një martesë afatgjate janë katër: Ke t’drejtë, faji im! 🤦🏻♂️2️⃣ Asnjëherë mos qesh me zgjedhjet e gruas tënde – se ti je një prej tyre! 😂 3️⃣ Mos harro kurrë, 1 Qershori s’është festa e femijëve, është përvjetori yt i martesës! 📅”, shkruan Veliaj.

Loading...
loading...
Loading...