Loading...

Një burrë tajvanez u habit kur zbuloi se kufja Apple AirPod e tij punonte ende pasi gëlltiti pajisjen dhe e nxori atë në tualet.

Ben Hsu ra në gjumë me një palë kufje pa tela në vesh, por kur u zgjua, nuk e gjeti njërën prej tyre.

Duke përdorur një pajisje të iPhone, i riu zbuloi e kufja gjendej ende në dhomën duke dëgjuar një tingull të brendshëm.

“Kam kontrolluar nën batanije dhe kam shikuar nëpër dhomë, por nuk e gjeta. Atëherë kuptova se tingulli vinte nga stomaku im“, tha i riu.

Rekrutuesi i marinës, nga qyteti jugor port i Kaohsiung në Tajvan tha se nuk ndjeu asnjë shqetësim.

Kur shkoi në spitalin lokal, mjekët konfirmuan se ai kishte gëlltitur kufje. Ata thanë se po kalonte aktualisht përmes sistemit të tij të tretjes, duke thënë se do të duhej ndërhyrje kirurgjikale nëse nuk do të dilte natyrshëm. Kufja doli të nesërmen.

Loading...
Loading...
Loading...