Loading...

Dëshmia e një ish-agjenti të UDB-së është publikuar nga mediat kosovare.

Kryetari i Partisë Republikane në Serbi, Nikola Sanduleviç, ka regjistruar rrëfimin e ish-agjentit të UDB-së për disa krime ku ai ishte “kontraktuar” për t’i kryer.

Në emisionin “Debat Plus” është transmetuar dëshmia e ish-agjentit të UDB-së i cili tregon se çfarë metoda ka përdoruar Serbia për të vrarë njerëz e më pas për t’iu lënë fajësinë shqiptarëve.

Agjenti i UDB-së tregon si ishte thirrur për ta eliminuar fizikisht kryetarin e sindikatës së policëve, pasi 25,000 pjesëtarë policie ishin ngritur në protestë dhe kërkonin pagat e tyre.
Ai thotë se personi që duhej eliminuar kishte dokumente të rëndësishme dhe me publikimin e tyre do të rrëzonte zyrtarë të lartë.

Ish-agjenti tregon se drejtorin e UDB-së e kishte pasur në shkollë dhe bashkë më te kanë shërbyer në sigurim prandaj ai e kishte përzgjedhur për të kryer vrasjen.

Ai thotë se ishin bërë të gjitha përgatitjet për të kryer vrasjen, por se ai zgjodhi drejtësinë dhe nuk e kreu vrasjen. Ish-agjenti rrëfeu se i kanë thënë se duhet vrarë kryesindikalisti sepse i pengon shtetit. Ai deklaroi se është ftuar në Kapaonik dhe plani ishte për të vrarë policin sa më afër Kosovës e që më pas të lihet faji te shqiptarët.

Loading...
Loading...
Loading...