Loading...

Rreth një muaj më parë vdekja e 25-vjeçares, Rexhina Debrova tronditi mbarë opinionin publik. Një orë pasi kishte sjellë në jetë vajzën e saj, ajo humbi jetën.

Mësohet se mjeku ligjor, Admir Sinamati pasi vlerësoi trupin e viktimës vërejti se në trupin e shtetases Rexhina Debrova u konstatuan plagë operatore në regjionin e poshtëm të barkut si dhe shenja të veprimeve të tjera mjekësore.

Në autopsinë mjeko-ligjore publikuar nga gazeta ‘’Panorama’’ thuhet se i vdekjes së shtetases Rexhina Debrova ka qenë embolia amniotike.

Bëhet e ditur se nga këqyrja e brendshme që është bërë në trupin e saj u konstatua plaga operatore cezariane në mitër, shenjat e përgjithshme të asfiksisë karakterizuar me vazodilatacion.

Po ashtu është konstatuar edhe spazmë e muskulaturës së lëmuar të rrugëve të frymëmarrjes si dhe reaksion të shtuar granuluar të tyre.

Loading...
Loading...
Loading...