Loading...
Loading...

 

Policia ka arrestuar rreth një orë më parë autorin e vrasjes në Mat, Kujtim Koxha, ku mbetën të vrarë dy punonjës të Bashkisë si dhe u plagosën 2 të tjerë.

Fillimisht u raportua i vrarë vetëm shtetasi Mentor Hoxha, por bilanci është rritur pasi njëri nga tre punonjësit e tjerë, Erzen Aliaj ka ndërruar jetë në spital.

Si rezultat i një pune të mirë organizuar Policia e Matit në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Dibër, si rezultat i ndjekjes  kap dhe arreston autorin e dyshuar i cili qëlloi me armë drejt disa personave ku  si pasojë mbetën të vrarë dy shtetas, ndërkohë që dhe 2 të tjerë janë të plagosur, në gjendje të rëndë.

Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet, ndërsa për arrestimin e tij u angazhuan rreth 40 forca policie.

Koxha qëlloi për vdekje Mentor Hoxhën punonjës bashkie, si dhe plagosi Arstrit Hanin, Erzen Aliaj (i cili ndërroi jetë pak momente më parë) dhe H.Buçin, gjithashtu punonjës bashkie.

Loading...