Loading...

Gjatë regjimit komunist në vendin tonë u ndërtua një numër shumë i madh bunkerësh, pasi ish-diktatori Enver Hoxha mendonte se Shqipëria do të sulmohej nga vendet armike.

Kujtojmë këtu se fortifikimi masiv që nisi në vitin 1975 vazhdoi deri në vitin 1985, kur vdiq Enver Hoxha.

Dhjetëra specialistë inxhinierë shqiptarë u nisën në Europë, kryesisht në Suedi, Francë dhe Itali, ku arritën të lidhin kontrata për blerjen e makinerive të prodhimit të çelikut dhe të betonit special.

Brenda bunkerëve u vendosën kafshë të gjalla dhe më pas nisi bombardimi i zonës me armët më të rënda që kishte ushtria shqiptare.

Në Sarandë u hodhën mbi 1000 predha artilerie dhe më pas aviacioni hodhi mbi 100 bomba 50kg, 250kg deri në 500kg. Bunkerët i rezistuan bombardimeve dhe kafshët brenda mbijetuan.

E pikërisht ndërtimi i bunkerëve ka bërë që vendi ynë të renditet në listën e vendeve me të sigurta nëse do të niste “Lufta e Tretë Botërore’’.

Vendi ynë renditet krahas Suedisë, Zvicrës dhe SHBA-ve si katër shtetet më të sigurta në botë.

Ka qenë Indeksi i Paqes Ndërkombëtare “Global Peace Index”, ai që ka publikuar listën me shtetet më të sigurta pas tensionit të madh mes Rusisë dhe Ukrainës.

E mesa duket vendi ynë falë 170,000 bunkerëve të ndërtuar gjatë regjimit të diktatorit Enver Hoxha është renditur si një vend shumë i sigurte.

Në vendin tonë ka 5.7 bunkerë për kilometër katror dhe do të duheshin rreth 800 euro për të hedhur në erë vetëm njërin prej tyre.

Loading...
Loading...
Loading...