Loading...

Është hera e parë që në Shqipëri, parlamenti do të ndërmarrë një hap të tillë ekstrem, i cili pason vendimin e Kreut të Shtetit për të anulluar datën e zgjedhjeve vendore të parashikuara për më 30 Qershor

Kryesia e Partisë Socialiste merr vendim politik për të nisur pa vonesa procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta për në seancën plenare të Kuvendit, të enjten. Një vendim që kërkon 2/3 e votave, pra për të mundësuar shkarkimin e presidentit nga Kuvendi do të duhen edhe votat e opozitës së re që erdhi pas djegies në bllok të mandateve nga opozita, tashmë jo kuvendore.

Ky vendim u mor pas konferencës së jashtëzakonshme të kreut të shtetit Meta, i cili firmosi shfuqizimin e dekretit të zgjedhjeve, duke i shtyrë ato pa afat, në një datë që sipas tij duhet të caktohet me marrëveshje politike.

“E enjtja do të finalizohet me rezolutë për shkarkimin e Presidentit. Duhet të fokusohemi te 30 qershori”, mësohet të jetë shprehur kryeministri në mbledhjen e kryesisë. Po ashtu, Rama ka konfirmuar edhe një herë qëndrimin e shumicës që zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor.

Kujtojmë se një ditë më parë Rama paralajmëroi nga Burreli se me lëvizjen e bërë për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, presidenti Meta e humbi të drejtën për të qenë në atë zyrë, ndërsa Shqiptarja.com e paralajmëroi këtë vendim menjëherë të shtunën, sapo Meta bëri publik vendimin e papritur për shfuqizimin e dekretit në nisje të protestës së tetë të opozitës kundër qeverisë.

Ndërkohë, vendimi i Metës, i quajtur ‘zhdekretim’ siç zëdhënësja e qeverisë tha pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, nuk ekziston në asnjë terme kushtetues, dhe si i tillë, do të kalojë për shqyrtim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe më tej në Kolegjin Zgjedhor.

Vendimi i Kuvendit për shkarkimin e Metës për shkeljë të rëndë të Kushtetutës, më tej do të duhet t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese, e cila është jonfunskionale në Shqipëri për shkak të reformës në drejtësi që ka përjashtuar nga sistemit gjyqtarët e emëruar nga PD dhe LSI që rezultuan me shkelje. Kushtetuesja nuk ka kuorum prej më shumë se një viti.Por kjo – tha Spiropali- nuk i heq të drejtën mazhorancës të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit.

Arsyet dhe procedura e shkarkimit të Presidentit parashikohen në nenin 90 të Kushtetutës. Sipas nenit 90 të Kushtetutës, “Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë.

Ora 16:27
PS-ja çon kërkesën për mocion në Kuvend: Meta po pengon shqiptarët të votojnë

Kërkesa e grupit te PS-se

Partia Socialiste e Shqipërisë ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për mocion me debat në seancën e së enjtes pas vendimit të Presidentit Meta për të anuluar zgjedhjet lokale të 30 Qershorit pa afat. Në kërkesën e firmosur nga kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla theksohet se akti i Presidentit është i pavlefshëm, i paprecedentë dhe në kundërshtim me Kushtetutën, pasi sipas tij synon te pengoje shqiptaret që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor. Kryesia e Partisë Socialiste mori sot vendimin politik për të nisur pa vonesa procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta për në seancën plenare të Kuvendit, të enjten pas vendimit te kreut te shtetit per te anuluar zgjedhjet.

Loading...
loading...
Loading...