Loading...

Deputeti Taulant Balla ka vizituar familjen Çipi në banesën e re së bashku me moderatoren e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” Ola Bruko.

Deputeti solli ndihma për familjen si pako me ushqime dhe dhurata dhe veshje për fëmijët.

Balla ka biseduar me familjen për nevojat që kanë. Ai i premtoi zonjës së shtëpisë punësim, madje ajo është regjistruar edhe tek sigurimet shoqërore. Zotit Gëzim i është premtuar kujdes shëndetësor nga drejtoresha e spitalit të Elbasanit.

Ai u interesua bashkë me Ola Brukon për shkollimin e fëmijëve.

Si u kthyen lotët në gëzim, shtëpi e re për familjen Çipi

Sidriti Bejleri ka vizituar kryefamiljarin në spital. Ai ka kryer të gjitha analizat e nevojshme. Por e ka marrë shumë malli për fëmijët. Ndërsa Fatma Naci bashkë me Elvisin u rikthyen tek familja në Krastë. Fëmijët i ka marrë malli për babain. Fatma Naçi, e cila mezi po mbante lotët u tha fëmijëve të mos mërziten pasi i ati do të bëhet mirë. Ajo pyeti Silvën se cfarë dëshironte më shumë në ato momente,

“ Doja të kisha babin këto afër. Do shkojmë tani ta takojmë babin” -u thotë Fatma fëmijëve.

Kryefamiljari nuk mund ta besonte kur fëmijët i bënë një surprizë në spital

“I sollëm të gjithë se i kishte marrë shumë malli për ty Familja do të shkojë përpara ne do të presim analizat e tua!”-shprehet Elvisi.

Fatma Naci i jep lajmin e mrekullueshëm familjes Çipi se ata ndodhen në banesën e tyre të re! E si mund ti mbante lotët e gëzimit dhe emocionet vogëlushja. “Shpirti i vogël pa shikojë shtëpinë e re. Këtu do ta presim babin. Merre tek dora çelësin. Bukuroshe e kishe menduar kështu? Tani nuk do mërzitesh më, gjërat do bëhën më të bukura” i thotë Fatma

E ndërsa Gëzimi mbërrin në banesë, Elvisi i thotë se kjo është shtëpia e tyre dhuruar nga shqiptarët

“Nuk kam me çfarë tua shpërblej këtë”

“Ju e meritoni këtë shtëpi, ju do të jeni tashmë si gjithë shqiptarët e tjerë, ke fëmijë të mrekullueshëm. Nuk do të kenë më frikë fëmijët se ju del gjarpëri, fëmijët do të jenë të qetë taqni e tutje.”-tha Elvisi.

“Ta gëzosh shtëpinë, ne u shokuam kur pamë klipin tënd. Fjalët e tua janë të mençura. Ti doje të bëhëshe mësuese matematike. Por kushtet e tua ishin shumë të vështira. Tani ke më dëshirë të bëhësh mësuese ?”-i drejtohet Elvisi Silvës:

“Do bëhem, do mësoj shumë. Faleminderit shumë. Falenderoj mësueset e mia që më kanë mbështetur, shoqet.”-i përgjigjet Silva Elvisit.

Elvisi: Do ti ftosh tek shtëpia e re?

Silva: Po, falënderoj shumë shqiptarët për shtëpinë që dhe unë të jem dikushi në jetë, i falënderoj shumë edhe për babin. Lotët i kam lot gëzimi

Elvisi: Ti do na nderosh të gjithëve Silva!

Elvisi i drejtohet Gëzimit: Siç e ke emrin do ta kesh tani e tutje jetën!

Loading...
loading...
loading...
Loading...