Loading...

Në vendet e Bashkimit Europian po zhvillohen zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Sipas rezultateve, shihet qartë dominimi i partive të djathta. Ndërkohë një lajm i mirë për shqiptarët vjen nga Qipro.

Deputetja anti-shqiptare Eleni Theocarous, ka humbur mandatin e saj. Kjo e fundit është e njohur për deklaratat kundër shqiptarëve.

Ajo ishte e pranishme në varrimin e Katcifas në Bularat të Gjirokastrës, ku akuzoi Shqipërinë për vrasje dhe për shkelje të të drejtave të njeriut.

Menjëherë pas trazirave, ajo dhe shumë pjesëmarrës të tjerë në ceremoni, u shpallën “non grata” nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Kujtojmë gjithashtu se në 2016-ën, Theocarous kishte deklaruar, se Tirana është tokë greke.

Në të njëjtën kohë deputetja qipriote, ka mbajtur anën e Serbisë, duke kundërshtuar liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Loading...
loading...
Loading...