Loading...

 

Policia e Romës ka arrestuar sot shtetasit shqiptarë K.N e K.G 29 e 37 vjeç me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Disa ditë më parë ata kishin tentuar të dërgonin rreth 75 kg marijuanë nga Roma në Londër, me anë të shërbimit të një agjencie private postare.

Droga ishte e konfeksionuar në 5 pako. Autoritet italiane kanë identifikuar sasinë e drogës duke ndaluar transportin e saj.

Pas kontrollit të kryer në agjencinë postale si dhe duke analizuar imazhet e marra nga videotelekamerat e zonës, Policia e Romës ka mundur të identifikoj dy shqiptarët që kishin postuar  drogën.

Ata u arrestuan në flagrancë pasi u paraqitën në agjencinë postale për të pasur informacion nëse kishin mbërritur në destiancion pakot e tyre.

loading...