​Dështoi të shënonte nga afërsia, shikon çfarë thotë Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka thënë se edhe ai është njeri dhe i ndodh që të mos shënoi edhe nga afërsia

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo mbrëmë shënoi dy gola shumë të bukur në fitoren 4:1 ndaj Celta Vigos në kuadër të La Ligas.

Por, portugezi humbi një rast fantastik në pjesën e dytë, ku edhe pse ishte i vetëm më portierin dhe shumë afër portës, ai dështoi ta qëllonte edhe kuadratin.

Kjo nuk e shqetëson Ronaldon, i cili thotë se është njeri dhe gjëra të tilla mund të ndodhin në futboll.

“Një huqje aq e madhe nuk është normale për mua. Por, mund të ndodh. Qenjet njerëzore mund të gabojnë”, u shpreh portugezi pas ndeshjes.

“Por, jam duke luajtur mirë dhe jam duke e ndihmuar skuadrën me gola, kjo më bën shumë të lumtur”.

Kujtojmë se Real Madrid një javë parafundit të Kampionatit prin në krye të La Ligas me 90 pikë, tre më shumë se Barcelona dhe në ndeshjen e fundit i duhet vetëm një pikë për të fituar titullin e 33 të Spanjës.

loading...