Loading...

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i ndodhur në aksin Elbasan Librazhd, në të cilin u përfshi makina e ambasadës ruse.

Në aksident kanë mbetur të dëmtuar një çift rus, që po udhëtonin në drejtim të Librazhdit.

Të plagosurit janë identifikuar si Nikhain Kruchinina dhe Darja Igor Kruchinina, 35-vjeç.

Sipas burimeve zyrtare, Nikhain Kruchinina ka thyerje të dorës, si pasojë e përplasjes, ndërsa gruaja e tij ka dëmtime të lehta në trup. Makina e çiftit rus u përplas me një mjet tip “Benz”, i cili drejtohej nga shtetasi Besnik Gora i cili ndodhet i plagosur ne spital.

Komunikata e Policisë

Librazhd / Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, mjeti tip ” Hondaj”, me drejtues shtetasin M.K., 44 vjeç, është përplasur me mjetin tip ” Benz” me drejtues shtetasin B.G., rreth 24 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit Benz, i cili u transportua në Spitalin e Librazhdit për kontrroll mjeksor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Loading...
Loading...
Loading...