Loading...

Kombëtarja shqiptare luan sot në mbrëmje në “Elbasan Arena: ndeshjen kualifikuese për eleminatoret e Europianit përballë moldavisës.

Si zakonisht, para kësaj sfide, në konferencë për mediat kanë dalë trajneri Edi Reja dhe kapiteni i kuezinjve, Elseid Hysaj.

Mbrojtësi shkodran që aktivizohet te Napoli i la të gjithë pa fjalë gjatë koferencës.

Arsyeja? Nuk kishte të bënte aspak me deklaratat që ai dha, por me një orë të cilën e mbante në dorë. Nuk ishte orë e zakonshme, por një orë që vlen plot 190 mijë $.

Bëhet fjalë për një orë e markës zviceriane Audemars Piguet, me flori të bardhe dhe diamantë.

Elseid Hysaj është një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në Serinë A italiane dhe ka një pagë prej 1,6 milionë eurosh në sezon te Napoli.

Normalisht, me këto shifra që përfiton, duket se shkodrani e ka luksin për t’i plotësuar vetes çdo dëshirë të mundshme.

Loading...
Loading...
Loading...