Loading...

Pasi u zbulua se Romeo dhe Jonida Maliqi ishin në një lidhje dashurie, tashmë edhe binjaku tjetër Donald Veshaj ka dalë zbuluar.

Ashtu siç dyshohej, ai dhe moderatorja Bora Zemani janë bashkë.

Detaji që i ka nxjerrë zbuluar është një foto e postuar pak kohë më parë nga moderatorja në profilin e saj në Instagram.

Ajo ka pozuar e veshur me një bluze të shkurtër në kuzhinën, që me sa duket është pjesë e shtëpisë së aktorit.

Kjo u zbulua ditën e djeshme, kur ky i fundit i ftuar në një emision gatimi, u shfaq në shtëpi duke bërë drekën për të ftuarit dhe rezultoi se ishte e njëjta kuzhinë në të cilën Bora kishte bërë foton.

Loading...
Loading...
Loading...