Loading...

Sot Gjykata e Elbasanit dha masën e sigurisë së arrestit me burg për 7 të arrestuarit që protestuan kundër Ramës në Librazhd.
Për Bujar Vreton, kryetar i PD.-së së Librazhdit, Arjan Karriqin, kryetar i PD-së së Prrenjasit dhe dy aktivistë të tjerë u dha masa e sigurisë së arrestit me burg.
Ndërsa për Aurel Bylykbashin dhe dy sekretarë të PD-së u dha masa e sigurisë detyrim paraqitje.
Por nuk ka pasur reagime nga jashtë Gjykatës.
Mbështetës të Partisë Demokratike janë grumbulluar para kësaj Gjykate dhe kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të të dënuarve. Protestuesit kanë thërritur “Rama ik” dhe kanë hedhur parulla si “Qeveri e krimit” etj.
Mes protestuesve kanë qenë edhe ish deputetët e PD-së Edmond Spaho, Luçiano Boçi dhe Endri Hasa.
Ish deputeti Spaho u shpreh se ky ishte një gjyq farsë sipas porosive të marra nga Edi Rama. Por sipas tij protestat do ndizen në gjithë Shqipërinë. Të dënuarit do konsiderohen si të burgosur politike.
Kemi mbajtur emrat e shefit komisariatit Librazhd Bedri Hasanaj dhe prokurorit Ritvan Sukaj. Do të përgjigjen.
Ndërsa deputeti Boçi deklaroi se në bankën e të akuzuarve duhej të ishte ai që shkel kodin zgjedhor. Rama mendon se do të zbehë qëndresën tonë. Por nuk do ti ndahemi këmba këmbës deri në shkuljen nga karrikja.
Vendimi i Gjykatës së Elbasanit:
Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë për 7 persona që akuzoheshin për veprat penale të “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’ dhe “Pengim i subjekteve zgjedhore”.
Pasi ka dëgjuar prokurorin e çështjes, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Taulant Tafa ka vendosur për:
– Bujar Vreto, 48 vjeç, (Kryetari i Degës së PD-së Librazhd); arrest me burg
– Aurel Bylykbashi, 53 vjeç, nga Elbasani (ish deputet i PD); detyrim paraqitje
– Erlind Gurra, 32 vjeç, nga Librazhdi (sekretari i PD-së, dega Librazhd); detyrim paraqitje
– Arjan Karriqi, 43 vjeç, nga Prrenjasi (Kryetari i Degës së PD-së, Prrenjas); arrest me burg
– Leonard Ozuni, 31 vjeç, nga Piskashi; (sekretari i PD-së, dega Prrenjas) detyrim paraqitje
– Bujar Kojku, 54 vjeç, nga Librazhdi. Arrest me burg
– Dashamir Boja, 47 vjeç, nga Shtërmeni, Cërrik; arrest me burg
Sipas komunikatës së Policisë “Arrestimi dhe procedimi i këtyre personave u bë pasi në datën 13.06.2019, rreth orës 18:00 këta shtetas janë grumbulluar në rrugën nacionale në hyrje të qytetit të Librazhdit tek kryqëzimi i Përrenjasit dhe në vijim kanë tentuar që të bllokojnë rrugën nacionale Elbasan – Librazhd, në hyrje të qytetit të Librazhdit, duke penguar eskortën e Kryeministrit dhe kanë goditur eskortën me sende të forta e lëndë plasëse piroteknike”, raporton Policia.
Po kështu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë, për të njëjtat vepra penale edhe për 16 persona të tjerë.

Loading...
Loading...
Loading...