Loading...

IMG_6149

Pas denoncimit live të dhunës së ushtruar nga mësueset ndaj nxënësve të klasës së pestë të shkollës “7 Marsi” në Cërrik ka reaguar menjëherë Drejtoria Arsimore në Elbasan.

Drejtoresha e kësaj drejtorie, Jonida Cungu deklaroi se është njohur me rastin dhe se ka marrë menjëherë masat për verifikimin e çështjes. “Jam njohur me rastin sot në mëngjes dhe u premtova nxënësve që do ta zgjidh menjëherë problemin. Për këtë qëllim jam duke e shqyrtuar rastin personalisht dhe nëse vërtetohet se mësueset kanë ushtruar dhunë ndaj nxënësve, ato do të shkarkohen menjëherë. Por më parë duhet të sqaroj rrethanat, duhet të realizoj edhe një takim me prindërit për të marrë dhe dëshmitë e tyre”.

Drejtoresha Cungu garanton se për rastin në fjalë do të zbatohen të gjitha rregullat dhe se ndaj mësueseve do të merren masa ndëshkuese. Infoelbasani.al

Loading...
Loading...
Loading...